Qyteti i Borodyankas do të jetë qyteti që do të goditet më së shumti nga pushtimi i Ukrainës në regjionin e Kievit, ka thënë prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, shkruan BBC.
Duke folur në një televizion ukrainas, Iryna Venediktova ka thënë se numri i viktimave në këtë qytet do të jetë shumë më i lartë se çdo kund tjetër.
Borodyanka është rreth 23 kilometra larg Buchas në perëndim, ku fotografitë kanë treguar dhjetëra trupa të shtrirë në rrugët e qytetit, disa me duar të lidhura pas shpine.
Venediktova ka thënë se sipas vështrimit të saj, shumë veprime të ushtrisë ruse përbëjnë krime lufte.
Artikuj të ngjashëm