Një zyrtar rus ka akuzuar forcat ukrainase se kanë qëlluar mbi rojat kufitare të vendit në rajonin e Kurskut afër Ukrainës.
“Dje, më 5 prill, ata u përpoqën të gjuanin me mortaja në pozicionin e rojeve tona kufitare në rrethin e Sudzhanskyt”, tha kryetari i rajonit të Kurskut, Roman Starovoit. Rojet kufitare ruse iu përgjigjen zjarrit, por nuk pati viktima apo dëme nga ana jonë”, shkruan Sky News.
Rusia javën e kaluar akuzoi forcat ukrainase për kryerjen e një sulmi ajror kundër një depoje karburanti në qytetin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, por një zyrtar i lartë ukrainas i mohoi pretendimet.
Këto akuza të reja mund të jenë pjesë e një narrative të shfaqur ruse për sulmin e saj nga Ukraina.
-
Rusia e akuzon Ukrainën për sulm ndaj një objekti bërthamor
-
Rusia e Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme, gjersa Trump e Putin biseduan
-
Trupat ukrainase në Kursk në rrezik të rrethimit
-
Sulm i befasishëm nga Ukraina drejt caqeve ruse në Kursk
-
Forcat ukrainase përpiqen të thyejnë tjetër kufi me Rusinë