Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat ukrainase përpiqen të thyejnë tjetër kufi me Rusinë

Rusia - Kursku

Forcat ukrainase janë duke u përpjekur të thyejnë një tjetër kufi me Rusinë, në rajonin jugor të Belgorodit, është bërë e ditur të martën nga kanalet ruse në Telegram.  

Kanali “Mash Telegram” ka raportuar se rreth 500 trupa ukrainase po sulmojnë dy postblloqe në Nekhoteyevka dhe Shebekino në Belgorod.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky vend kufizohet me rajonin e Kurskut, territor rus ky i kapur nga forcat ukrainase nga inkursioni i 6 gushtit. 

Rusia nga ana tjetër ka vazhduar me një valë tjetër sulmesh në Ukrainë, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës, duke lënë të vdekur edhe katër persona. 

Alarmet për sulm ajror u lëshuan në orët e para të së të martës, pasi vëzhguesit ukrainas kanë zbuluar aeroplanët rusë që lëshonin raketa hipersonike. Ka pasur edhe sulme masive me dronë.