Forcat ruse të martën iu kundërpërgjigjën trupave ukrainase me raketa, dronë dhe sulme ajrore në veprime që një komandant i lartë tha se kishin ndalur përparimin e Ukrainës pas sulmit më të madh në territorin sovran rus që nga fillimi i luftës.
Ushtarët ukrainas thyen kufirin rus një javë më parë në një sulm të befasishëm që presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte për qëllim përmirësimin e pozicionit negociator të Kievit përpara bisedimeve të mundshme dhe ngadalësimin e avancimit të forcave ruse përgjatë frontit, raporton Reuters.
Ukraina pushtoi një pjesë të territorit rus, duke ilustruar dobësinë e mbrojtjes kufitare të Rusisë dhe duke e shtyrë Moskën të evakuonte të paktën 200 mijë njerëz.
Blogerët rusë të luftës raportuan për beteja intensive në të gjithë frontin e Kurskut ndërsa forcat ukrainase u përpoqën të zgjeronin kontrollin e tyre, megjithëse ata thanë se Rusia po sillte ushtarë dhe armatim të rëndë dhe kishte zmbrapsur shumë nga sulmet ukrainase.