Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari rus akuzon Ukrainën se ka sulmuar rojat kufitare në tokën ruse

Një zyrtar rus ka akuzuar forcat ukrainase se kanë qëlluar mbi rojat kufitare të vendit në rajonin e Kurskut afër Ukrainës.

“Dje, më 5 prill, ata u përpoqën të gjuanin me mortaja në pozicionin e rojeve tona kufitare në rrethin e Sudzhanskyt”, tha kryetari i rajonit të Kurskut, Roman Starovoit. Rojet kufitare ruse iu përgjigjen zjarrit, por nuk pati viktima apo dëme nga ana jonë”, shkruan Sky News.

Rusia javën e kaluar akuzoi forcat ukrainase për kryerjen e një sulmi ajror kundër një depoje karburanti në qytetin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, por një zyrtar i lartë ukrainas i mohoi pretendimet.

Këto akuza të reja mund të jenë pjesë e një narrative të shfaqur ruse për sulmin e saj nga Ukraina.