Mbrojtësi Ivan Balliu ka vendosur të tërhiqet nga Shqipëria.
Lajmin për tërheqjen e Balliut e ka bërë të ditur të hënën presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Duka e ka cilësuar Balliun si një futbollist me cilësi të veçanta.
“Faleminderit nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale. “Uroj që ky rrugëtim me Shqipërinë të ketë qenë po aq i veçantë për ty sa ka qenë për ne të të kishim në ekip”.
Mbrojtësi i Rayo Vallecanos për Shqipërinë luanti 24 ndeshje nga viti 2017.
Balliu 34-vjeçar luajti një ndeshje për Shqipërinë në “Euro 2024”.