Botë

Mariupoli është bërë “Auschwitzi i ri”, sipas kryetarit të qytetit

Foto: AP
 

Kryetari i qytetit që është bombarduar më së shumti në Ukrainë, Mariupol, Vadym Boychenko, ka thënë të mërkurën se forcat ruse e kanë shndërruar atë në një Auschwitz.

"Racistët e kthyen të gjithë qytetin tonë në një kamp vdekjeje. Kjo nuk është më Çeçeni apo Aleppo. Ky është Auschwitzi dhe Maidaneku i ri”, ka thënë Boychenko në një postim në Facebook, raporton Sky News.