Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i të vdekurve në Mariupol ka kaluar shifrën 5000

Numri i të vdekurve në qytetin ukrainas Mariupol si pasojë e luftës ka kaluar shifrën 5000, ka thënë kryetari i qytetit Vadym Boichenko, raporton Interfax.

Boichenko ka thënë se së paku 210 fëmijë kanë vdekur që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Deri të dielën, afro 170 mijë qytetarë kanë mbetur në Mariupol, por kryetari ka bërë thirrje që të evakuohen të gjithë.

90 për qind e ndërtesave shumëkatëshe në Mariupol janë dëmtuar apo shkatërruar.

Shtatë spitale janë dëmtuar, nga të cilat tri janë shkatërruar tërësisht. Ndërsa 57 shkolla janë dëmtuar, përfshirë 23 shkatërruar tërësisht.