Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth 5000 ukrainas dyshohet se janë vrarë në Mariupol nga fillimi i luftës

Rreth 5000 civilë ukrainas, duke përfshirë edhe rreth 210 fëmijë mund të kenë vdekur në Mariupol, që kur Rusia filloi sulmin në qytetin port të Ukrainës, ka njoftuar zyra e kryebashkiakut Vadym Boichenko.

Sipas njoftimit të kësaj zyre, 90 për qind e ndërtesave në Mariupol janë dëmtuar dhe 40 për qind janë shkatërruar, duke përfshirë spitale, shkolla, kopshte dhe fabrika.

Se në Marupol mund të ketë mijëra viktima civile, e ka thënë edhe Matilda Bogner, kryetare e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, raportoi Reuters.

Ajo ka shtuar se misioni nuk ka një vlerësim të saktë, por është duke punuar në mbledhjen e sa më shumë informacioneve.

90 për qind e ndërtesave në Mariupol janë dëmtuar dhe 40 për qind janë shkatërruar, duke përfshirë spitale, shkolla, kopshte dhe fabrika.

Edhe OKB: Mbi 3000 civilë ukrainas janë vrarë Botë OKB: Mbi 3000 civilë ukrainas janë vrarë

Zyrtarët lokalë, duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve, vlerësuan javën e kaluar se 300 njerëz janë vrarë në bombardimin e 16 marsit, në teatrin që u bombardua Mariupol, ku ishin strehuar strehuar njerëzit.

Që nga e marta, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut kishte konfirmuar 1,179 civilë të vrarë dhe 1,860 të plagosur në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.