Kryebashkiaku i qytetit port të Ukrainës, Mariupol, Vadym Boichenko, ka thënë të mërkurën se numri i civilëve të vrarë në këtë vend është më shumë se 5000.
Boichenko ka njoftuar se 210 fëmijë janë në mesin e civilëve të vrarë në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, raportoi Associated Press.
Ai ka shtuar se 50 persona të vrarë janë djegur pas bombardimeve të spitaleve të këtij vendi nga forcat ruse.
Sipas Boichenkos, më shumë se 90 për qind e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga granatimet.
Ushtria ruse ka rrethuar portin strategjik në Detin Azov, duke ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe karburant dhe duke shkatërruar shtëpitë dhe bizneset.
Pushtimi i qytetit do t'i lejonte Rusisë të siguronte një korridor të vazhdueshëm tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
-
Ukraina raporton edhe për 24 fëmijë të vrarë në Mariupol
-
Kryetari i Mariupolit thotë se nga sulmet ruse në këtë qytet janë vrarë mbi 10 mijë civilë
-
Rreth 5000 ukrainas dyshohet se janë vrarë në Mariupol nga fillimi i luftës
-
Numri i të vdekurve në Mariupol ka kaluar shifrën 5000
-
Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit