Kryetari i qytetit ukrainas Mariupol ka thënë të hënën se mbi 10 mijë civilë kanë vdekur si pasojë e sulmeve ruse dhe rrethimit të qytetit nga forcat ruse, raporton agjencia AP.
Vadym Boychenko ka thënë se shifra e të vdekurve mund të arrijë në mbi 20 mijë, ndërsa ai thotë se rrugët e qytetit janë mbushur me kufoma të civilëve të vrarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBoychenko duke folur nëpërmjet telefonit për agjencinë AP, ka thënë se forcat ruse kanë sjellë mjete për asgjësuar trupat e viktimave, ndërsa ai ka thënë se forcat ruse po refuzojnë të lejojnë konvojet humanitare të futen në qytet. Boychenko thotë se ky është tentim i Rusisë për të mbuluar krimin e bërë në Mariupol.
Ai thotë se forcat ruse kanë marrë numër të madh të trupave duke i dërguar në një qendër tregtare.
“Krematoriume mobile kanë arritur në formë të kamionëve: ku digjen trupat”, thotë Boychenko.