Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se 8.490 civilë ukrainas janë vrarë në Ukrainë qëkur nisi agresioni rus, raportoi TheGuardian të martën. Në raport thuhet se ka edhe shumë viktima të tjera por që s'është arritur të konfirmohet një gjë e tillë.
Sipas Zyrës së Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, janë regjistruar edhe 14.244 banorë të plagosur, derisa këto statistika u tha se janë “maja e ajsbergut”.
OKB-ja njoftoi se shumica e vrasjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulm nga forcat ruse, duke përfshirë 3,927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku ka pasur luftime intensive.
“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit,” u tha nga Zyra.
Viktima të shumta ka edhe në Mariupol, Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk, por që s’kanë mundur të verifikohen.
-
Qershori – muaji më vdekjeprurës nga sulmet ruse në Ukrainë që nga 2022-ta
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet një katedrale shekullore në Kiev
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë