Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 16,000 të vdekur deri më tani në Ukrainë

Të paktën 16,184 civilë ukrainas kanë vdekur dhe 10,189 të tjerë janë plagosur që kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt të këtij viti, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njerëzve (OHCHR).

Shumica e viktimave janë në Donbas – rajonet Donetsk dhe Luhansk, raportoi AP.

Komisioni tha se shifrat aktuale janë "dukshëm më të larta" për shkak të mungesës ose informacionit të vonuar në zonat ku konflikti është intensifikuar, duke përfshirë qytete të tilla si Mariupol, Izium, Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk.

Shumica e viktimave të regjistruara ishin rezultat i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, si granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore, shtoi raporti.