Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 4.400 civilë janë vrarë deri tash në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se që nga fillimi i luftës, në Ukrainë janë vrarë 4.452 civilë, e janë plagosur 5.531.

Sipas OKB-së, 280 fëmijë janë në mesin e civilëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Të dhënat e OKB-së thonë se shumica e vrasjeve dhe plagosjeve janë rezultat i përdorimit të armëve bombarduese – me ndikim të madh në zonë, e po ashtu edhe nga shembjet e ndërtesave si pasojë e bombardimeve.

OKB-ja vlerëson se të dhënat e sakta të pasojave të luftës në njerëz mund të jenë shumë më të larta se sa po raportohen.