Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë kalon mbi 5000

Më shumë se 5000 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia pushtoi këtë vend më 24 shkurt, ka njoftuar Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Megjithatë nga kjo zyrë është njoftuar se numri i vërtetë i të vrarëve mund të jetë shumë më i lartë, shkroi “Al Jazeera” të martën.

OHCHR-ja, e cila ka dhjetëra vëzhgues të të drejtave të njeriut në vend, tha në përditësimin e saj javor se 5,024 njerëz ishin vrarë dhe 6,520 janë plagosur.