E përditësuar (14:57) - Policia e Parisit fajëson për trazirat bandat plaçkitëse, jo tifozët “e vërtetë” të PSG-së
Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, ka thënë në një konferencë për media të dielën se gjatë festimeve të së shtunës për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve, janë plaçkitur katër dyqane, përfshirë një dyqan këpucësh në Champs Elysees.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se 491 persona janë arrestuar në rajonin e Parisit dhe nëntë policë janë plagosur.
Nunez ka thënë se 192 demonstrues janë plagosur, duke përfshirë katër me lëndime të rënda, raporton BBC.
Në Paris, një i ri ka vdekur gjatë një përplasjeje me një automjet dhe do të bëhet një hetim për të konfirmuar nëse ka lidhje apo jo me festimet.
“Shifra është më e ulët se ajo që kemi parë në të kaluarën, por nuk do të mësohemi kurrë me këtë lloj abuzimi, me njerëz që erdhën vetëm për të kryer akte vandalizmi dhe që as nuk e ndoqën ndeshjen dhe do të kemi gjithmonë një përgjigje shumë të prerë”, kla thënë Nunez.
Mbështetësit e PSG-së nuk duhet të ngatërrohen me bandat e grabitësve dhe vandalëve”, ka shtuar ai.
“Nuk po i minimizoj incidentet, të cilat janë të rënda, por janë veprime të disa mijëra njerëzve që janë aty për të kryer abuzime dhe për të sulmuar policinë”, ka përfunduar Nunez.
Dy tifozë kanë vdekur dhe një oficer policie është në koma pas festimeve masive mbarëkombëtare për fitoren historike të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, çmimi më i madh i futbollit evropian, kanë njoftuar autoritetet franceze të dielën.
Vdekjet dëmtuan ngjarjen e madhe pasi PSG-ja fitoi titullin e parë dhe të shumëpritur të Ligës së Kampionëve, në një fitore 5-0 ndaj Interit të Milanit.
Kulla Eifel shkëlqeu në ngjyrat e ekipit dhe tifozët festuan gjatë gjithë natës në festime që ishin kryesisht paqësore, por që u shndërruan në dhunë në disa zona.
Gros affrontements entre les supporters et la police ce soir sur les Champs-Élysées, pour tenter de libérer des personnes interpellées après la victoire du PSG#ChampionsLeague #PSG #FinalUCL #PSGINT pic.twitter.com/KaDWESr25H
— Adrien AdcaZz (@AdrienAdcaZz) May 31, 2025
Një djalë 17-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin perëndimor të Dax pas finales të së shtunës mbrëma në Mynih, ka thënë shërbimi i policisë kombëtare.
Ndërkohë, një burrë rreth të 20-ave ka vdekur në Paris kur skuteri i tij u godit nga një veturë gjatë festimeve të PSG-së, ka njoftuar zyra e ministrit të Brendshëm.
Rrethanat e të dy vdekjeve janë duke u hetuar.
Ndërkaq, një oficer policie është goditur aksidentalisht nga fishekzjarrët në Coutances në Francën veriperëndimore dhe është vendosur në koma artificiale për shkak të lëndimeve të rënda në sy, ka thënë shërbimi i policisë kombëtare.
Një total prej 192 personash janë lënduar rreth kryeqytetit, katër prej tyre në gjendje të rëndë, ka thënë shefi i policisë së Parisit.
Rreth 5,400 policë janë vendosur në të gjithë qytetin për festimet pas ndeshjes, teksa oficerët në Champs-Elysees kanë përdorur gaz lotsjellës dhe sprej piper për të ruajtur rendin.
Ekipi pritet të kthehet në një paradë të madhe fitoreje në Champs-Elysees të dielën pasdite, me deri në 110,000 njerëz të lejuar përgjatë rrugës për të parë lojtarët fitues.
Më vonë, skuadra do të bashkohet me tifozët e mbushur në stadiumin e PSG-së, Parc des Princes, në skajin perëndimor të qytetit, për një koncert dhe prezantimin zyrtar të trofeut të Ligës së Kampionëve.
Një pjesë e gjerë e Parisit qendror është mbyllur për trafikun për ditën e jashtëzakonshme. Masat e sigurisë po ndikojnë gjithashtu në French Open që po zhvillohet aty pranë.