Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti serb nuk lëshon rast për të dëshmuar se nuk synon marrëdhënie normale e fqinjësore me Kosovën, teksa foli për rastin e ndalimit të ish-deputetit Gramos Agusholli, në pikën kufitare të Merdarit.
Kurti ka shkruar në Facebook se praktika të tilla që përdoren nga Serbia “me qëllim keqtrajtimi e frikësimi të qytetarëve duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.
Ai është shprehur se ndalimi i Agushollit është një prej provave që Serbia nuk dëshiron raporte normale.
“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, ka shkruar Kurti.
-
MPJD: Agusholli është liruar nga autoritetet serbe
-
Kurti: Qeveria s'ndërhyn në procedura gjyqësore, kërkon standarde në proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë se Rusia në Evropë
-
MPJD: Po angazhohemi për lirimin e ish-policit Spahiu, qytetarët të shmangin kalimet nëpër Serbi
-
Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet