Kryeministri Albin Kurti ka lutur qytetarët që ta racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike.
“Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojmë konsumin e energjisë elektrike veçanërisht gjatë orëve 18 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, është shprehur Kurti.
Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shqetësimet për mungesë të energjisë elektrike i kanë përcjell te KOSTT-i dhe KEDS-i.
“Inaugurimi i nën- stacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave dhe sanimi i dëmit nga zjarri në nën-stacionin Prishtina3 ... kanë pasur ndikimi shumë pozitiv në furnizimin e këtyre rajoneve. Rezultate presim edhe në Ferizaj”, ka shtuar Kurti.
-
KEDS: Njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike
-
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë për rrymën: Kurti po tallet me qytetarët
-
Kurti flet për ngrohje: Ngrohemi shumë me rrymë, kena qejf nxehtë
-
KOSTT-i thotë se gjendja në sistem është stabilizuar, por rryma u ndal edhe natën
-
Rikthehen reduktimet e rrymës