Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS: Njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike

Njehsorë të energjisë elektrike

KEDS-i ka reaguar pas apelit të LDK-së për Prokurorinë që të ndalojë intervenimet në ndërrim të njehsorëve.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike ka arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike në disa pjesë, edhe gjatë së shtunës.

Sipas kësaj kompanie, kjo bëhet bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE-ja dhe nuk lidhet vetëm me periudhën e fundit apo ditët e fundit.

Sipas KEDS-it, qëllimi është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet dhe kontraktorët.

KEDS ka insistuar se njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa devijimet e mundshme lidhen vetëm me datën dhe kohën.

Edhe KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë Arbëri KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ka kërkuar Prokurorisë që të ndalojë intervenimet e KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë në njehsorë elektrikë.

Ai ka thënë se njehsorët elektrikë, ora e të cilëve nuk përputhet me kohën reale, nuk duhet të ndërrohen deri kur të përfundojë hetimi. Sipas tij, me ndërrimin e tyre po fshihen provat.

Lexo përditësimet tjera
keds

Azemi thirrje Prokurorisë: Ndaloni çdo intervenim të KEDS-it në njehsorë, po fshihen provat

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ka kërkuar Prokurorisë që të ndalojë intervenimet...