Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivizohet Prokuroria, nis hetimin lidhur me thirrjet e mërgimtarit për pushkatim të Haradinajt

Ramush Haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me personin  i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është autorizuar Njësia e Hetimeve të Përgjithshme për identifikimin e të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.

“Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një mërgimtar ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetarit i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka thënë se deklarata është manifestim i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës, sipas tij, arkitektët e saj sot heshtën në sallë.

Lexo përditësimet tjera
Ramush Haradinaj - Kuvendi i Kosovës

Kërkohet ndërhyrja e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

Aleanca ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili...