Një numër i madh i shërbimeve online të kompanisë Apple kanë dalë jashtë funksionit, si pasojë e një ndërprerjeje të gjerë teknike.
Problemet kanë prekur Apple Music, App Store dhe disa shërbime të tjera të iCloud. Disa përdorues kanë raportuar vështirësi edhe në përdorimin e Apple Pay.
Ndërkohë, platforma të tjera të kompanisë, si shërbimi i transmetimit Apple TV, kanë vazhduar të funksionojnë normalisht.
Në faqen zyrtare ku Apple publikon statusin e shërbimeve të saj, kompania ka njoftuar se shërbimet e prekura “mund të jenë të ngadalta ose të padisponueshme”. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje për shkakun e problemeve apo kohën kur pritet të rikthehen në funksion të plotë.
Ndërprerja e shërbimeve të Apple vjen pas një serie problemesh teknike që kanë prekur edhe gjigantë të tjerë të teknologjisë. Javën e kaluar Microsofti pati ndërprerje për një ditë të tërë, ndërsa një tjetër defekt teknik shkaktoi edhe ndalimin e fluturimeve në disa aeroporte në SHBA, vetëm disa orë pas kësaj.
Kjo ka çuar edhe në teori konspirative, duke aluduar se sulmet mund të jenë pjesë e asaj që po quhet “luftë hibride”.
-
Microsofti rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale
-
Microsoft zbulon shkakun e ndërprerjes së shërbimeve: Problemi ndodhi gjatë një përditësimi të rrjetit
-
Microsofti raporton përparim në rikthimin e shërbimeve pas ndërprerjes globale
-
Ndërprerja globale e Microsoftit prek kompani dhe institucione qeveritare në mbarë botën
-
Rikthehet Facebooku