Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me personin i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është autorizuar Njësia e Hetimeve të Përgjithshme për identifikimin e të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.
“Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një mërgimtar ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetarit i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka DICHO se deklarata është manifestim i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës, sipas tij, arkitektët e saj sot heshtën në sallë.
Se solicitó la intervención de la fiscalía tras la declaración de un exiliado sobre el tiroteo de Haradinaj.
Aleanca ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili...-
Situación apocalíptica en las afueras de Tirana; grandes áreas están envueltas en incendios.
-
El servicio de oncología lleva cuatro meses sin tratamiento con palbociclib.
-
KfW advierte de la posibilidad de poner fin al apoyo a Termokos en un proyecto de 87 millones de euros.
-
14 millones de euros para libros de texto; se espera que los fondos se desembolsen la próxima semana.
-
Muja: El "teatro" de hoy en el Parlamento es un preludio a la campaña preelectoral.