Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ramush Haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Është arrestuar personi i cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit, Ramush Haradinaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në përgjigje.

Prokuroria Speciale më vonë ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “Kanosja”.

Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një person ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetarit i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka thënë se deklarata është manifestim i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës, sipas tij, arkitektët e saj sot heshtën në sallë.

Lexo përditësimet tjera
Ramush Haradinaj - Kuvendi i Kosovës

Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

(Tekst i përditësuar - 21:05) - Është arrestuar personi i cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë...