Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj paraburgim personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

RAmush Haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që në sallën e Kuvendit dy ditë më parë bëri thirrje për pushkatim të deputetit Ramush Haradinaj, ka mësuar KOHA.

Ai dyshohet për kryerje të veprave penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”.

Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një person ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.

Personi ishte arrestuar qysh atë ditë.