Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U19 mposhtet edhe nga Kazakistani

Kosova U19

Futbollistët e Përfaqësueses U19 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e fundit të raundit të dytë kualifikues për Euro 2027. 

Kosova U19 të martën është mposhtur nga Kazakistani me rezultatin 1:0, në ndeshjen që u zhvillua në Skoci. 

Kosova garoi në Ligën A, kurse pësoi edhe nga Belgjika dhe Skocia. Mbeti e fundit në Grupin A2 të raundit të dytë kualifikues. 

Kosova U19 e përfundon grupin në pozitën e fundit pa pikë. 

“Dardanët” e rinj u mposhtën edhe nga Belgjika dhe Skocia.