Klube të Serie A dhe Premier Leagues së Anglisë kanë shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari.
Roma, Juventusi, Atalanta dhe Como janë klubet italiane të interesuara, kurse ato angleze janë Aston Villa dhe Nottingham Foresti, raporton mediumi zviceran “4-4-2”.
Jashari nuk është titullar i rregullt dhe ekziston mundësia që të largohet qysh në janar nga Milani.
Milani ende nuk ka marrë ofertë konkrete për Jasharin, që ka kontratë deri në vitin 2030.
Gjasat janë që Jashari të huazohet te ndonjë prej klubeve ku mund të gjejë hapësirë më të madhe për të luajtur. Milani nuk është i interesuar ta shesë në këtë fazë 24-vjeçarin.
Për ekipin italian këtë edicion ka luajtur 13 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Evropës.