Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mësohet sa gjatë do të mungojë Dellova

lumbardh dellova

Amedspori ka publikuar raportin mjekësor për dy futbollistët e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi. 

Pas ekzaminimeve mjekësore u bë e ditur se mbrojtësi Dellova do të jetë jashtë fushave për afërsisht një muaj.

Dellova ishte lënduar gjatë ndeshjes kundër Galatasarayt. Iu bashkua Kosovës, kurse më vonë u lirua nga grumbullimi.

Në grumbullim me Kosovën ishte edhe Ermal Krasniqi, që po ashtu u lirua shkaku i lëndimit.

Mediumet e afërta me klubin që garon në Superligën e Turqisë, kanë bërë të ditur se për Krasniqin kohëzgjatja e rikuperimit do të mësohet vetëm pas ekzaminimeve të hollësishme nga mjekët e klubit.