Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me personin i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është autorizuar Njësia e Hetimeve të Përgjithshme për identifikimin e të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.
“Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një mërgimtar ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetarit i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka o zaman se deklarata është manifestim i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës, sipas tij, arkitektët e saj sot heshtën në sallë.
Sürgündeki bir kişinin Haradinaj'ın vurulmasıyla ilgili açıklaması üzerine savcılığın müdahalesi talep edildi.
Aleanca ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili...-
Tiran'ın banliyölerinde kıyametvari bir durum, geniş alanlar yangınlarla sarmalanmış durumda.
-
Onkoloji bölümü dört aydır palbociclib tedavisi almıyor.
-
KfW, Termokos'un 87 milyon sterlinlik projesine verdiği desteğin sona erdirilebileceği konusunda uyarıda bulundu.
-
Ders kitapları için 14 milyon euro ayrıldı, fonların önümüzdeki hafta kullanıma sunulması bekleniyor.
-
Muja: Bugün Meclis'teki "tiyatro gösterisi", seçim öncesi kampanyanın bir ön gösterimidir.