Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me personin i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është autorizuar Njësia e Hetimeve të Përgjithshme për identifikimin e të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.
“Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një mërgimtar ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetarit i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka EN DISANT se deklarata është manifestim i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës, sipas tij, arkitektët e saj sot heshtën në sallë.
Intervention du parquet requise suite à la déclaration d'un exilé concernant la fusillade d'Haradinaj
Aleanca ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili...-
Situation apocalyptique aux abords de Tirana, de vastes zones ravagées par les flammes.
-
Le service d'oncologie est sans traitement par palbociclib depuis quatre mois.
-
La KfW avertit qu'elle mettra fin à son soutien au projet de 87 millions d'euros de Termokos.
-
14 millions d'euros pour les manuels scolaires, les fonds devraient être débloqués la semaine prochaine
-
Muja : Le « théâtre » qui se déroule aujourd'hui au Parlement est un prélude à la campagne préélectorale