Hendbollistet e kampionit në fuqi, Istogut, e kanë fituar me katër gola dallim derbin ndaj Shqiponjës, që i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.
Istogu mposhti Shqiponjën me rezultat 38:34. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Dresha” në Banjë, të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesën e parë Istogu e fitoi me një gol dallim, 19:18.
Istogun me 14 gola e udhëhoqi Jo neidel Balotinelle Olikaka. Nëntë i kishte Angjelina Krasniqi e gjashtë Suzana Ujkiq. Ana Carolini Gonçalves ishte më efikasja te Shqiponja me 11 gola. Nga gjashtë i realizuan Alma Nivokazi e Juleidt Lourençao.
Për Istogun ishte fitorja e katërt rresht, kurse për Shqiponjën humbja e dytë rresht.
Ndërkohë, Samadrexha po të dielën fitoi 46:19 ndaj Kastriotit, kurse Ferizaj e mposhti Besën me rezultat 38:22.
Edhe Samadrexha e Ferizaj i kanë nga katër fitore rresht.