Shqiponja e Gjakovës do të luajë në finale ndaj Samadrexhës, pasi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.
Hendbollistet e Shqiponjës fituan të enjten edhe në Banjë ndaj Istogut 28:24, dhe avancuan në finale pasi e fituan serinë gjysmëfinale 2:0.
Istogu që është kampion në fuqi i elitës së hendbollit kosovar te hendbollistet, e humbi pjesën e parë 14:13. Në fund të pjesës së dytë, Shqiponja e ngriti epërsinë në katër gola.
Alma Nivokazi te Shqiponja realizoi tetë gola, ndërsa Joneide Olikaka i pati 15 gola tek Istogu, por të pamjaftueshme për ta shmangur eliminimin.