Samadrexha ka shënuar fitore të dielën në Gjakovë ndaj Shqiponjës me rezultat 24:20, në ndeshjen e katërt të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Tani rezultati është 2:2, ndërsa kampionia vendoset në ndeshjen e pestë që luhet mesjavën e ardhshme në Samadrexhë.
Shqiponja kishte fituar dy ndeshjet e para, por Samadrexha u përgjigj duke fituar ndeshjen e tretë dhe të katërt.
Vitoria Oliveira ishte më efikasja te Samadrexha me shtatë gola. Katër i realizoi Tina Hetemi.
Te Shqiponja, Alma Nivokazi ishte më efikasja me pesë gola.