Como e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A.
Como të martën mbrëma mposhti në udhëtim Torinon me rezultat 3:1.
Në fakt, Como ishte duke pësuar disfatë në pjesën e parë, por në fund të ndeshjes i shënoi tri gola për fitoren e madhe.
Golin e barazimit 1:1 për Comon e shënoi Jacobo Ramon në minutën e 81-të. Gjashtë minuta më vonë, Nico Paz e shënoi golin e epërsisë 2:1, ndërsa për 3:1 golin në minutën e 92-të e shënoi Martin Baturina.
Për Torinon golin e vetëm e shënoi Che Adams në minutën e 24-t.
Te Torino ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Ardian Ismajli.
Como ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë.
Torino është në pozitën e tetë me 13 pikë.