Samadrexha është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha fitoi ndaj Istogut me rezultatin 32:19. Samadrexha tani ka në pronësi tre trofetë e hendbollit kosovar, titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën.
Samadrexha e ka fituar Superkupën për herë të parë. Istogu i ka tre trofe të Superkupës nga katër edicionet e kaluara sa janë zhvilluar.
Leonora Rrahmani ishte më efikasja te Samadrexha me tetë gola. Gjashtë i shënoi Jennifer Abreu.
Eya Nasr i shënoi shtatë gola për Istogun, kurse pesë i kishte Mayssem Azri.