Samadrexha është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha në finale mposhti Istogun me rezultat 27:23.
Për Samadrexhën është trofeu i parë i Kupës.
Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin istogaset, por pa ia dalë që të shkëputen. Në pjesën e dytë lojtaret e Samadrexhës shfaqën më tepër. Kaluan në epërsi, që e mbajtën deri në fund.
Jennifer Abreu udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Shtatë i realizoi Vitoria Oliveira.
Tek Istogu, tetë gola i shënoi Joneide Olikaka. Katër i kishte Alda Bruna.
Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt, kurse Istogu e eliminoi Shqiponjën. Istogu ka fituar Kupën gjashtë herë, së fundi vitin e kaluar.