Te hendbollistet është përcaktuar çifti finalist i Kupës së Kosovës.
Samadrexha do të luajë ndaj Istogut që më herët e siguroi vendin në finale.
Samadrexha të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj fitoi ndaj Ferizajt me rezultatin 32:29.
Skuadra vushtrriase krijoi epërsi edhe deri në pesë gola në pjesën e parë, ndërsa ferizajaset u afruan deri në dy gola në pjesën e dytë, 23:21.
Tina Hetemi ishte më e mira te Samadrexha me tetë gola, kurse shtatë i pati Vitoria Oliveira.
Edhe
Samadrexha e fiton Kupën e Kosovës për herë të parë
Sevdanur Ozkan dhe Lorena Matarova shënuan nga shtatë gola për Ferizajn.
Finalja mes Istogut dhe Samadrexhës zhvillohet të dielën nga ora 17:15.