Hendbollistet e Shqiponjës i janë afruar titullit në elitën e hendbollit kosovar, pas fitores në udhëtim te Samadrexha 23:22.
Ishte ndeshja e parë finale. Dueli kthyes zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë.
Skuadra që i shënon tri fitore, e fiton titullin.
Dy minuta para fundit, rezultati ishte i barabartë, 21:21.
Por, Orgesa Gola shënoi dy gola për Samadrexhën për 23:21. Vendëset nuk arritën që ta barazojnë rezultatin, dhe tani Shqiponja është dy fitore larg titullit.
Alma Nivokazi dhe Ana Carolini Gonçalves shënuan nga gjashtë gola te Shqiponja, ndërsa Amanda Abreu ishte më e efikasja te Samadrexha me pesë gola.