Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Istogu e siguron finalen e Kupës

KH Istogu

Hendbollistet e Istogut e kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Shqiponjës së Gjakovës.

Gjysmëfinalen e zhvilluar të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Istogu e fitoi me rezultatin 28:26.

Pjesën e parë, Istogu e mbylli me epërsi të thellë, 15:7. Në pjesën e dytë, Shqiponja u afrua në dy gola, por nuk arriti ta shmangë humbjen.

Destinee Benie i shënoi 11 gola në fitoren e Istogut, ndërsa me gjashtë gola kontribuoi Farida Mabrouk.

Te Shqiponja u dallua Nathalia Fontana me shtatë gola.

Finalja te hendbollistet luhet të dielën nga ora 17:15.