Kastrioti ka triumfuar në ekzekutimin e penalltive ndaj Rahovecit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Sfida në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj u zhvillua në praninë e një numri shumë të madh shikuesish. Dhe ata panë gjithçka.
Pjesa e parë u mbyll 15:14 në të mirë të Rahovecit, por ishte Kastrioti që u kthye në lojë në pjesën e dytë, për ta dërguar ndeshjen në penallti.
Koha e rregullt u mbyll 30:30.
Në penallti, Kastrioti fitoi me rezultatin 4:3.
Edhe
Hendboll, Rahoveci fiton ndaj Kastriotit dhe mbron titullin
Për Kastriotin shënuan Axel Ahlin Albin, Festim Mustafa, Yassine Henahen e Mustafa sërish, pas raundit të dytë të penalltive. Te Kastrioti dështuan vetëm Alban Haziri dhe Adonit Isufi.
Jon Muqolli, Egzon Gjuka, Fernandes Da Silva, ishin të saktë për rahovecasit, ndërsa dështuan Mali Luzha, Jon Muqolli dhe Lulzim Shabani. Meritor për këtë fitore te Kastrioti ishte portieri Wadi Chebbi që u shqua me shumë pritje. Ishte vendimtar edhe në penallti.
Mustafa u dallua me 10 gola te Kastrioti, derisa tetë gola i kishte Gjuka te Rahoveci.
Finalja te meshkujt do të luhet nga ora 20:15 në palestrën “Bill Clinton”. Besa Famgas avancoi në finale pasi fitoi ndaj Prishtinës, 39:26.
Edhe
Hendboll, Kastrioti i bashkohet Rahovecit në finale
Nga ora 17:15 te hendbollistet në finale do të luajnë Istogu dhe Samadrexha.
Istogu e eliminoi Shqiponjën e Gjakovës 28:26, kurse Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt, 32:29.