Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kastrioti, kampion i Kosovës në hendboll

Kastriot

Kastrioti është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. 

Në finale shumë interesante të plejofit, Kastrioti e mposhti Rahovecin me rezultatin 3:1. 
Ndeshja vendimtare u zhvillua të dielën mbrëma në Rahovec. Pas një loje shumë dramatike, Kastrioti fitoi me rezultatin 25:23. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kastrioti e ka fituar titullin e kampionit pas plot 15 vjetësh. Tani i ka gjashtë tituj. Rahoveci i fitoi dy titujt e kaluar.

Portieri Wadi Chebbi ishte hero i finales për Kastriotin. Në fakt Chebbi ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit dhe ishte mur i pakalueshëm edhe në finale. Ai bëri pritje të shumta, duke përfshirë një vendimtare në minutën e fundit. 

Yassine Henahen ishte më efikasi te ferizajasit me shtatë gola. Pesë i shënoi Felippe Teixeira, kurse nga tri i realizuan Alban Haziri, Festim Mustafa e Albin Ahlin.

Ndeshje të madhe kishte edhe portieri i Rahovecit, Arti Luzha. Pritjet e tij po ashtu ishin të shumta. Egzon Gjuka dhe Guilherme Fernandes i realizuan nga pesë gola. Katër i kishte Mali Luzha.
Ferizajasit ishin në epërsi thuajse gjithë pjesën e parë. Epërsia e tyre shkoi deri në tri gola. 
Rrjedha ishte e njëjtë edhe në pjesën e dytë. Kastrioti u shkëput deri në katër gola, 21:17. Pas 
“Vreshtarët” luftarakë nuk u dorëzuan. Pas rezultatit 22:20 për mysafirët, Mali Luzha i realizoi dy gola rresht për të barazuar në 2:2 në minutën e 57-të. 

Më pas Yassine Henahen shënoi për 23:22, kurse për 23:23 shënoi Ardit Tafilaj. Pasoi tjetri gol i Henahenit për 24:23 e më pas Chebbi bëri pritje vendimtare. Fare në fund, Alban Haziri shënoi për 25:23 dhe për festën e madhe të ferizajasve.

Kastrioti këtë edicion e ka fituar edhe Kupën e Kosovës.