Kastrioti është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të mërkurën Kastrioti fitoi 43:34 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë për vend në finale. Serinë gjysmëfinale, ferizajasit e fituan me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKastrioti e ka fituar Kupën e Kosovës dy javë më parë dhe tani do ta kërkojë edhe titullin e kampionit.
Në finale, Kastrioti luan me Rahovecin apo Besa Famgasin. Ndeshjen e parë e fitoi Rahoveci, kurse ndeshja e dytë luhet të enjten mbrëma në Pejë.
Po të mërkurën, Prishtina fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 41:28 dhe siguroi mbetjen në Superligë.
Trepça do të luajë në plejaut. Përballë Trepçës do të jetë Istogu. Në Superligë kthehet Deçani, që po të mërkurën fitoi ndeshjen vendimtare të Ligës së Parë, ndaj Istogut.