Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas dy ndeshjeve rezultati është 1:1. Kështu që të dy skuadrat synojnë ta bëjnë hapin e madh drejt titullit të kampionit. Skuadra me tri fitoreshpallet kampione.
Një javë më parë, Kastrioti fitoi në Ferizaj me rezultat 37:31. Edhe më bindës ishte Rahoveci në ndeshjen e dytë në shtëpi, të cilën e fitoi 34:24.
Ndeshja e tretë pritet të jetë më e barabartë dhe me rivalitet më të madh.