Është tërhequr shorti për edicionin 2026/2027 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.
Shorti është hedhur të premten në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke përcaktuar çiftet e xhiros së parë të kampionatit.
Kampioni në fuqi, Kastrioti i Ferizajt, mbrojtjen e titullit do ta fillojë me ndeshjen në shtëpi ndaj Rahovecit.
Në xhiron hapëse vëmendje pritet të kenë edhe përballjet Besa Famgas – Deçani dhe Prishtina – Vëllaznimi.
Në një tjetër ndeshje të javës së parë, Trepça do të përballet me Llapin e Podujevës.
Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në hendboll nis më 30 shtator.
Para fillimit të kampionatit, më 27 shtator, do të zhvillohen edhe ndeshjet e Superkupës së Kosovës.
Ndërkohë në konkurrencën e femrave, Samadrexha e fillon mbrojtjen e titullit ndaj Terezës në Obiliq.