Sporte të tjera

Hendboll, derbi i madh në Rahovec

Kastrioti e fiton bindshëm derbin ndaj Rahovecit

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën në derbin e madh të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, nga ora 19:00.

Rahoveci është kampion në fuqi, por u mposht thellë në Ferizaj nga Kastrioti, pak javë më parë. Kastrioti është lider në tabelë me 22 pikë, dy më shumë se Rahoveci.

Ndeshja e dy skuadrave që synojnë titullin, pritet të jetë e fortë.

Tri ndeshjet tjera të xhiros së 13-të janë të dielën: Prishtina – Vëllaznimi, Besa Famgas – Llapi, Vushtrria – Trepça.