Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen shumë dramatike ndaj Rahovecit.
Ballafaqimi i tretë i serisë finale të plejofit në elitën e hendbollit kosovar, u vendos në minutat e fundit.
Dhe Kastrioti nuk gaboi para tifozëve të vet, që e kishin mbushur palestrën “Bill Clinton”. Tani seria finale është 2:1 në të mirë të Kastriotit. Ndeshja e radhës luhet në fundjavë në palestrën “Mizahir Isma”. Skuadra që i shënon tri fitore e fiton kampionatin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfro katër minuta pa u mbyllur ndeshja, Egzon Gjuka shënoi gol për 22:21 në të mirë të Rahovecit.
Por, Gentrit Brahimi dhe Yassine Henahen u kundërpërgjigjën me dy gola të shpejtë për 23:22. Tentimin e radhës nga Gjuka e priti portieri Waddi Chebbi. Henahen shënoi tjetër gol për 24:22, një minutë para fundit. Granit Kadiri e realizoi golin e fundit në ndeshje për Rahovecin, 20 sekonda para mbylljes së takimit. Rezultati ishte 24:23.
Kastrioti nuk lejoi befasi dhe me Jeton Bislimin shënoi për 25:23. Ishte edhe goli i fundit në ndeshjen që i takoi Kastriotit.
Henahen i shënoi 11 gola dhe ishte më i dalluari në këtë ballafaqim. Nga katër gola i shënuan Gentrit Brahimi dhe Felippe Teixeira. Portieri Chebbi u shqua me tjetër ndeshje të mirë, me shumë pritje.
Te Rahoveci, Gjuka i kishte gjashtë gola, kurse nga katër i realizuan Jon Muqolli dhe Mali Luzha.
Kastrioti e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi 37:31, kurse Rahoveci triumfoi para tifozëve të vet në Rahovec me rezultatin 34:24.