Hendbollistet e Istogut e kanë nisur me fitore mbrojtjen e titullit në elitën e hendbollit kosovar.
Istogu i drejtuar nga trajneri Faruk Shala, të enjten mbrëma fitoi në Banjë ndaj Prishtinës me rezultatin 26:22, në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë u mbyll 14:11.
Istogaset e mbajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë për fitoren e parë në kampionat me katër gola dallim.
Suzana Ujkiq i realizoi gjashtë gola, ndërsa me nga pesë gola ndeshjen e mbyllën Dijana Ujkiq dhe Nihed Limem.
Te Prishtina më e dalluara ishte Celine Sia Tolno me shtatë gola.