Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e poarë finale të plejofit të Superligës së Kosovës.
Istogu në Banjë të Istogut mposhti Samadrexhën me rezultat 27: 24.
Në finalen e parë të luajtur të mërkurën, gjatë gjithë ndeshjes kishte rivalitet të madh ndërmjet hendbollisteve të Istogut dhe atyre të Samadrexhës. Por në fund fitorja i takoi Istogut.
Tek Istogu shtatë gola i Suzana Ujkiq, ndërsa Paulo Sebastiao Suca dhe Lana Paviqeviq shënuan nga gjashtë gola.
Për Samadrexhën më të dalluarat ishin Jennife Toledo Abreu me 11 gola. Nga katër gola shënuan Mirjeta Dinolli dhe Tina Hetemi.
Istogu është kampion në fuqi. Javë më parë fitoi Kupën e Kosovës.
Ndeshja kthyese është në Vushtrri. Kampion shpallet ekipi që shënon dy fitore. Istogu ka përparësinë e terrenit vendës në ndeshjen e tretë eventuale.
Istogu në gjysmëfinale eliminoi Shqiponjën e Gjakovës, ndërsa Samadrexha mposhti Ferizajn.