Sporte të tjera

Hendboll, Istogu e fiton titullin e kampionit

Hendboll, Istogu e fiton titullin e kampionit

Pasi e fitoi Kupën e Kosovës, hendbollistet e Istogut e kanë fituar edhe titullin e kampionit në Superligën e Kosovës. 

Hendbollistet e Istogut të shtunën mbrëma e siguruan titullin e katërt rresht dhe të pestin gjithsej. 

Istogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Samadrexhës me rezultat 28:25.

Ndeshjen e parë finale të plejofit, Istogu e fitoi me rezultatin 27:24. 

Istogu në gjysmëfinale eliminoi Shqiponjën e Gjakovës. 

Te Istogu u dallua Dijana Ujkiq me tetë gola. Lojë të mirë pati edhe Astou Ndiaye me gjashtë gola të realizuar. Ndërsa nga katër gola i shënuan Suzana Ujkiq, Paulo Sebastiao Suca dhe Lana Paviqeviq. 

Ndërkohë te Samadrexha më e dalluara ishte Tina Hetemi me tetë gola. 

Nga gjashtë gola i realizuan edhe Jennife Toledo Abreu dhe Mirjeta Dinolli.