Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami interesohet për Deulofeun

Skuadra e West Ham Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin e Udineses, spanjollin Gerard Deulofeu. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se ekipi anglez tashmë ka kontaktuar Udinesen dhe ka shprehur gatishmëri për të paguar rreth 20 milionë euro për transferimin e tij në verë.

West Hami është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe trajneri David Moyes po e sheh Deulofeun si përforcim të duhur. 27-vjeçari këtë edicion ka shënuar tetë gola në 23 ndeshje në Serie A, ndërsa me Udinesen ka kontratë deri në vitin 2024.

Deulofeu karrierë ka bërë edhe te Watfordi, Barcelona, Evertoni, Milani e Sevilla.