Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deulofeu afër kalimit te Napoli

Gerard Deulofeu është afër transferimit te Napoli.

Mediat në Itali shkruajnë se Napoli i ka ofruar Udineses 15 milionë euro, plus bunuse për spanjollin.

Raportohet se drejtuesit e klubit napolitan dhe lojtari janë pajtuar me kushtet personale. Deulofeu që luan si sulmues i krahut ka pranuar të firmos me Napolin deri në vitin 2026.

Futbollisti i rritur te Barcelona dhe me përvojë të madhe në futbollin spanjoll, anglez dhe italian, mund të jetë zëvendësues i Lorenzo Insignes që u largua në verë nga Napoli.

28-vjeçari ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024.